Klubi i njohur anglez, Chelsea po peshon një lëvizje për mesfushorin krijues të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern Munichu nga Barcelona dhe Bavarezët po mendojnë rreth planeve për nënshkrimin e tij të përhershëm.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, nëse gjigantët gjermanë vendosin të mos e blejnë braziliani, Chelsea po pret krahëhapur për ta rrëmbyer atë.
Chelsea është i “armatosur deri në fyt” prej të paktën 150 milionë pasi ka shitur yllin e tyre, Eden Hazard te Real Madrid në korrik dhe tani mund të transferojnë pas heqjes së embargos së transferimeve nga FIFA.
Blutë kanë admiruar prej kohësh Coutinhon dhe dështuan transferimin e tij këtë verë falë pezullimit të tyre.
Barcelona me sa duket është e gatshme të shkurtojnë humbjet e tyre dhe të lejojë shitjen e Coutinhos për vetëm 85 milionë funte apo 100 milionë euro.
Përveç ylli brazilian, Chelsea po lidhet edhe me transferime tjera si Jualin Draxler, Idrissa Gueye, Jadon Sancho, Timo Werner dhe Isco Alarcon. /Telegrafi/
Chelsea are reportedly considering splashing £85m on Philippe Coutinho – if Bayern Munich opt not to buy him at the end of the season. [Mundo Deportivo]
— Williams ©️ (@CFCNewsReport) December 26, 2019