Agjenti i Antonio Rudiger është takuar me Chelsean sot, ndërsa Roma i ka vënë çmimin prej 22 milionë euro.
Mbrojtësi qendror kërkohet në Stamford Bridge nga trajneri Antonio Conte.
Sipas La Repubblica, Chelsea ka takuar Marina Granovskaia që është agjent i lojtarit.
Të dy klubet janë duke vazhduar negociatat, ndërsa çmimi i lojtarit është 22 milionë euro.
Një pjesë të shumë do ta përfitonte edhe VfB Stuttgart. /Telegrafi/