Chelsea po interesohet për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, pasi e shohin si një alternativë për Romelu Lukakun.
Sipas gazetës britanike The Mirror, sulmuesi kroat shihet si zgjedhje tjetër e Antonio Contes nëse Lukaku mbetet në Everton.
Ky ndërrim do të ishte një surprizë për 30-vjeçarin kroat, i cili u bashkua me Juventusit vetëm një vit më parë për 19 milionë euro nga Atletico Madrid.
Në teori, Juventus mund të lejoj largimin e tij, duke pasur parasysh që ka shpenzuar 90 milionë euro për transferimin e Gonzalo Higuainit nga Napoli.
Sipas The Mirror, Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte apo 28.9 milionë euro, shifër e cila është më e madhe sesa bardhezinjtë kanë ndërmend të fusin në xhep në rast shitje të Simone Zaza.
Ndryshe, në sezonin e kaluar, Mandzukic shënoi 13 gola në 36 ndeshje për gjigantët e Torinos, gjithashtu dhuroi edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/