Site icon Telegrafi

Chelsea interesohet për Alonson, Fiorentina ia tregon çmimin

Sipas raporteve, Fiorentina i ka thënë Chelseat se duhet të paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë, Marcos Alonso.

Sipas Tuttomercatoweb, klubi anglez dhe ai italian aktualisht janë në negociata për 25-vjeçarin spanjoll.

Chelsea e ka kërkuar atë për krahun e majtë, pasi ai mund të luajë në mbrojtjen me katër ose në një rol më të avancuar të një mesfushë me pesë.

Lexo po ashtu Milani konfirmon të ardhmen e Romagnolit

Sipas po këtij mediumi italian, pretendohet se Violat nuk do të lëvizin nga vlerësimi i tyre prej 25 milionë për spanjollin.

Alonso është nën kontratë në klubin nga Firence deri në qershor të 2021 dhe ka qenë në Itali që nga vera e vitit 2013, pasi më parë kë bërë përvojë duke luajtur në Angli me Boltonin dhe Sunderlandin. /Telegrafi/

Exit mobile version