Telegrafi

Chelsea insiston në transferimin e Declan Rice

Foto: Sky Sports

Chelsea është duke tentuar me ngulm që ta transferojë Declan Ricen nga West Ham United.

The Blues ka kohë që duan ta transferojnë mesfushorin anglez, mirëpo Çekanët kërkojnë çmim të lartë për të.

Besohet se West Hami po kërkon rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Chelsea nuk ofron më shumë se 60 milionë.

Lexo po ashtu Saul është në dispozicionin e Chelseat

Lojtari është duke insistuar që të rikthehet e blutë e Londrës, pasi në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së tyre.

Mirëpo, West Hami i ka bërë me dije Chelseat se nuk do të lëshojnë pe në shitjen e lojtarit dhe duhet ta rrisin ofertën.

Rice nuk dëshiron të rinovojë kontratën e cila i skadon në vitin 2023, mirëpo kampioni i Evropës e ka si opsion edhe Saul Niguezin e Atletico Madridit. /Telegrafi/