Telegrafi

Chelsea ia tregon Real Madridit çmimin e Hazardit

Foto: Goal.com

Klubi anglez, Chelsea është pajtuar për ta shitur yllin e tyre Eden Hazard, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Los Blancos kanë ende punë për të përmbushur kërkesat financiare që Blutë kërkojnë për sulmuesin e tyre.

Lexo po ashtu Hazard: Pas finales, do të ndodhë ajo që duhet të ndodhë

Sipas mediumit The Mirror, Chelsea ka kërkuar 112 milionë funte apo 127 milionë euro për Hazardin.

Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, oferta aktuale e Real Madridit qëndron në rreth 86 milionë funte apo rreth 98 milionë euro dhe kjo duket e pamjaftueshme.

Lexo po ashtu Mourinho e mbështet transferimin e Hazardit te Real Madridi

Belgu dëshiron transferimin e tij te klubi mbretëror dhe pas finales së Ligës së Evropës pritet të zgjidhet gjithçka.

Hazard deri më tani ka arritur të shënojë 16 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në paraqitjet e tij në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/