Site icon Telegrafi

Chelsea ia tregon Milanit çmimin e Bakayokos

Chelsea thuhet se kërkon 25 milionë euro për mesfushorin Tiemoue Bakayoko, i cili ka qenë i lidhur me një rikthim te Milani këtë verë.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Blutë po kërkojnë të fitojnë në shitjen e përhershme të Bakayoko.

Klubi londinez thuhet se ia ka bërë të qarta kërkesat Rossonerëve dhe kanë kërkuar 25 milionë euro për francezin.

Lexo po ashtu Bakayoko i gatshëm të kthehet te Milani, do ta zvogëlojë edhe pagën e tij

Gazeta italian shton se Milani, i cili po shpreson të rikthejë mesfushorin në San Siro këtë verë, e konsideron shumën e tepërt dhe mund të përpiqet të negociojë me londinezët për uljen e çmimit.

Bakayoko, i cili kaloi sezonin 2018-19 në Milanello, u huazua menjëherë në Monaco kur u kthye nga huazimi prej Milanit.

Kontrata e tij në Stamford Bridge skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version