Interi dhe Napoli mbeten të interesuar për Emerson Palmieri, por Chelsea nuk dëshiron ta shesë italianin e natyralizuar për më pak se 20 milionë euro.
Ish-mbrojtësi i Romës është një shënjestër prej kohësh për të dy klubet e Serie A të cilët ishin të lidhur me sigurimin e shërbimeve të lojtarit edhe në afatin e janarit.
Sipas Calciomercato.com, Napoli dhe Interi janë ende duke e vëzhguar 26-vjeçarin i cili do të shohë kontratën e tij të skadojë në qershor të vitit 2022.
Raporti pretendon se Chelsea është i hapur për të shitur Emersonin, por vetëm në kushtet e tyre. Blutë thuhet se duan një çmim prej 20 milionë eurosh.
Emerson ka luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe është zgjedhje e tretë e krahut të majtë.
Vetëm një prej tyre me Thomas Tuchel në krye kur ai filloi në barazimin e Kupës FA të Bluve kundër skuadrës së Championship, Barnsley, këtë shkurt.
Palmieri bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar të Italisë në muajin shtator të 2018. Ai ka 12 paraqitje me Azzurrët. /Telegrafi/