Antonio Conte është duke e kërkuar me ngulm transferimin e N’Golo Kantes nga Chelsea.
Trajneri italian e njeh shumë mirë mesfushorin francez, pasi që të dy ishin takuar te The Blues.
Conte i ka bërë me dije Interit se e dëshiron transferimin e Kantes, ndërsa Chelsea u ka treguar italianëve çmimin e lojtarit.
The Blues nuk do të lejojnë largimin e tij pa paguar Nerazzurët 95 milionë euro për kartonin e tij.
Conte, që ka drejtuar blutë në Ligën Premier në sezonin 2016/17, dëshiron po ashtu të transferojë Emerson Palmierin dhe Olivier Giroudin. /Telegrafi/