Telegrafi

Chelsea ia ofron Romës nënshkrimin e përhershëm të Lukakut, por duan një rikthim të madh në Stamford Bridges

Romelu Lukaku ka rilindur që nga transferimi te Roma, pasi është lojtari kryesor i skuadrës italiane.

Sulmuesi belg është bërë lideri i kësaj skuadre, ku në shtatë ndeshje ka arritur të realizuar edhe pesë gola, tre në kampionat dhe dy të tjerë në Ligën e Evropës.

Roma e ka belgun vetëm në huazim dhe nuk e ka opsionin e blerjes përfundimtare të tij, por dy palët do të ulen të bisedojnë për një gjë të tillë.

Megjithatë një opsion shumë i mirë për të dyja palët është edhe shkëmbimi i futbollistëve, me Lukakun që do të mbetej në Olimpico.

Londinezët duan rikthimin e Tammy Abraham në Stamford Bridges dhe pritet t’ia ofrojnë Romës shërbimet e përhershme të Lukakut për ta shkëmbyer kokë më kokë me anglezin.

Kjo ofertë mund t’i interesojë Romës, pasi Giallorosët e kishin nxjerr në shitje Tammy Abrahamin, por lëndimi i tij bëri që ai të mbetet në Romë.

Abraham këtë edicion nuk ka luajtur fare shkaku i lëndimit dhe do ta mirëpriste rikthimin në Liën Premier. /Telegrafi/