Site icon Telegrafi

Chelsea ia ofroi në verë Juventusit shërbimet e Kantes

Chelsea u përpoq të shiste N’Golo Kante te Juventusi gjatë afatit kalimtar kësaj vere.

Tuttosport raporton se klubi londinez u përpoq të krijonte një marrëveshje shkëmbimi me Juventusin duke përfshirë francezin në një marrëveshje me Matthijs de Ligt.

Juve e refuzoi propozimin përpara se përfundimisht ta shiste mbrojtësin te Bayern Munich.

Lexo po ashtu Gjigantët italianë po shpresojnë që Kante të mos rinovojë me Chelsean, kanë gati oferta për francezin

E ardhmja e Kantes mbetet e paqartë, pasi kontrata e tij me Chelsean është vetëm deri në qershor 2023.

Për shkak të lëndimit, ai ka bërë vetëm dy paraqitje për skuadrën nga “Stamford Bridge” këtë sezon.

Francezi po pret që Chelsea të bëjë një propozim të ri për kontratë, duke i ofruar një marrëveshje trevjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version