Site icon Telegrafi

Chelsea ia kthen me të njëjtën monedhë thumbimin Barçës, pas shortit ua kujtojnë golin e Terryt (Video)

LONDON - MARCH 8: John Terry of Chelsea scores their fourth goal during the UEFA Champions League, first knockout round, second leg match between Chelsea and Barcelona at Stamford Bridge on March 8, 2005 in London, England. (Photo by Ben Radford/Getty Images)

Chelsea dhe Barcelona do të ndeshen mes vete në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve për raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve 2017/18 të hënën në qytetin zviceran të Nyonit ka bërë që të ndeshen dy skuadrat që kanë histori të mira dhe të hidhura nga njëra-tjera.

Të dy skuadrat kanë kujtime të mira, por edhe të këqija duke siguruar kualifikimet tutje në minutat e fundit.

Lexo po ashtu Kompletohen çiftet e fazës së parë të eliminimit direkt në LK: Reali kundër PSG-së, Chelsea sfidon Barcën

I tillë është edhe eliminimi që ia bëri Barcelona skuadrës angleze në Stamford Brigde në vitin 2009 me një gol të Andres Iniestas nga distanca.

Ishte pikërisht ky gol dhe ky eliminim që iu shërbeu gjigantit katalunas për të thumbuar londinezët, duke thënë se kanë kujtime të mira nga Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Barça thumbon Chelsean me një foto të Iniestas pasi mësuan shortin (Foto)

Por, Blutë nuk kanë qëndruar duarkryq pasi edhe ata kanë shfrytëzuar profilin e tyre zyrtar në Twitter për t’ua kthyer me të njëjtën monedhë thumbimin Barçës.

Është goli i ish-kapitenit legjendar të klubit, John Terry, i cili shënoi golin e katërt në fitoren 4-2 të vitit 2005, gol ky që e kualifikoi tutje Chelsean.

“Çfarë goli me kokë nga John Terry! Një tjetër natë speciale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës”, shkruar në profilin e Bluve. /Telegrafi/

Exit mobile version