Telegrafi

Chelsea ia cakton çmimin e largimit Bakayokos

Tiemoue Bakayoko u bashkua me Chelsean në verën e vitit 2017 si një transferim i madh nga Monaco.

Skuadra londineze pranoi të paguante 40 milionë euro për francezin i cili shihej si një transferim i madh, por në fakt doli dështim në Stamford Bridges.

Bakayoko një vit më vonë u huazua te Milani, ndërsa këtë edicion është rikthyer te Monaco si huazim nga Chelsea.

25-vjeçari në fund të sezonit do të rikthehet në klub, por përkohësisht pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard.

Kësisoj Chelsea ka vendosur të nxjerr në shitje francezin dhe i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Londinezët duan 35 milionë euro për ta lejuar largimin e Bakayokos nga Stamford Bridges.

Interesim për mesfushorin francez ka shprehur Paris Saint Germain, Inter, Sevilla dhe Milan. /Telegrafi/