Site icon Telegrafi

Chelsea hap bisedimet me Juventusin për De Ligt, anglezët të gatshëm të ofrojnë edhe një sulmues

Matthijs de Ligt vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për repartin e mbrojtjes për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi holandez prej kohësh kërkohet nga londinezët, por Juventusi i ka rezistuar ofertave deri më tani.

Por duket se edhe gjiganti italian nuk e ka ndërmend të rezistojë më shumë dhe po pret ofertën e duhur për ta lejuar largimin e qendërmbrojtësit holandez.

De Ligt i ka bërë të qartë drejtuesve të Zonjës së Vjetër se nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën dhe synon të transferohet te Chelsea.

Juventus e vlerëson yllin e tyre me 80 milionë euro, por Chelsea nuk e ka ndërmend të shpenzojë një shumë të tillë.

E për ta ulur koston, londinezët janë gati të ofrojnë në marrëveshje edhe sulmuesin gjerman Timo Werner i cili gjithmonë është pëlqyer nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Goal’. Chelsea është gati të ofrojë një shumë rreth 45 milionë eurove si dhe sulmuesin gjerman për të marrë De Ligt.

Bisedimet mes drejtuesve të dy skuadrave po vazhdojnë dhe mund të ketë njëmarrëveshje të shpejtë që e qon De Ligt në Stamford Bridges. /Telegrafi/

Exit mobile version