Telegrafi

Chelsea nis bisedimet me agjentin e Coutinhos

Chelsea ka nisur bisedimet me përfaqësuesin e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho, për një rikthim në Angli.

Coutinho aktualisht në huazim te Bayern Munichu, është duke shqyrtuar opsionet e tij, pasi klubi gjerman nuk pritet të nënshkruaj me të në mënyrë të përhershme.

Sipas gazetës katalunase Sport, Chelsea ka bërë lëvizjen e tyre, duke hapur bisedime me agjentët për Coutinho.

Lexo po ashtu Coutinho do vetëm rikthimin në Ligën Premier, refuzon ofertat nga Serie A dhe Ligue 1

Chelsea gëzon një marrëdhënie të mirë me agjentin kryesor të lojtarit, Kia Joorabchian, dhe janë të gatshëm të kërkojnë një marrëveshje të hapur me Barcelonën.

Barcelona në fillim dhe deri vonë kërkonte 120 milionë euro për të shitur brazilianin, por tani ka ndryshuar kurs.

Gjiganti katalunas tani është i gatshëm të pranojnë oferta prej 80 milionë eurosh për të larguar atë nga librat e tyre financiar. /Telegrafi/