Telegrafi

Chelsea gjen zëvendësuesin e Armando Brojës te Aston Villa

Chelsea është duke kërkuar ta përforcojë repartin ofensivë në afatin kalimtar të janarit dhe londinezët duan me çdo kusht transferimin e një sulmuesi.

Gjiganti anglez ka në listën e dëshirave sulmuesin e Aston Villës, Jhon Duran.

20-vjeçari ka vetëm një vit te Aston Villa, derisa pëlqehet shumë nga trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Stamford Bridges.

Sky Sport ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e Duran në afatin kalimtar dimërorë.

Reprezentuesi kolumbian në 23 ndeshje zyrtare këtë edicion ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër me fanellën e Villas.

Chelsea është e gatshme ta transferojë kolumbianin vetëm në rast se arrijnë të shesin Armando Brojën, ku interesim ka shprehur edhe Aston Villa, West Ham United, Fulham dhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/