Site icon Telegrafi

Chelsea gjen sulmues në Bundesliga, gati oferta prej 50 milionë eurove

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Londinezët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku dhe për këtë kanë bërë prioritet transferimin e një top sulmuesi.

Sulmuesi nigerian Victor Boniface është bërë objektivi kryesor i londinezëve për sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari po kalon vitin e dytë te Leverkusen dhe ka shkëlqyer me gola e asistime.

Chelsea është e gatshme të shpenzoj 50 milionë euro për transferimin e nigerianit në Stamford Bridges.

Për lojtarin interesim ka edhe nga Manchester United dhe klube të tjera, megjithatë tani për tani Chelsea duket si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version