Telegrafi

Chelsea gjen në Ligën Premier zëvendësuesin e Costas

Kampioni i Ligës Premier, Chelsea ka hedhur sytë kah argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Trajneri Antonio Conte nuk beson më në spanjollin Diego Costa, dhe këtë ia ka bërë me dije edhe vet futbollistit.

Lexo po ashtu Chelsea i fillon përgatitjet pa Costan, por me disa fytyra të reja (Foto)

Kështu, drejtuesit e Bluve janë vënë në ndjekje për një emër të madh për sulmin e tyre në sezonin e ri për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit italian.

Aguero nuk po kalon ditët e tij më të mira me Guardiolan

Sipas gazetarit të gazetës AS, Manu Sainz, Chelsea po kërkon të nënshkruajë sulmuesin e rivalit të tyre nga Liga Premier, Cityt, Aguero.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola tashmë thuhet se ka miratuar marrëveshjen, edhe pse të dy klubet janë ende duke punuar për të arritur një marrëveshje. /Telegrafi/