Sipas gazetës spanjolle Marca, Chelsea janë të përgatitur për të përmbushur çmimin prej 25 milionë euro të kërkuar për mbrojtësin Marcos Alonso.
Spanjolli me dhunti të shumta mund të përdoret si në shumë pozicione të mbrojtjes, si mbrojtës krahu i majtë, qendërmbrojtës dhe mbrojtës qendror në mbrojtjen me tre.
Sipas Marca, interesimi i Chelseat gjatë ditëve të fundit ishte konkret, por Viola kërkoi 25 milionë euro dhe tashmë të dy klubet janë pranë një marrëveshjeje për shkak se londinezët janë të gatshëm për të përmbushur atë çmim.
Antonio Conte është i vendosur për të sjellë një mbrojtës nga Serie A, por me çmim më të arsyeshëm se Kalidou Koulibaly i Napolit, Nikolla Maksimovic i Torinos dhe Stefan de Vrij i Lazios.
Alonso është nën kontratë me skuadrën nga Firence deri në qershor të 2021 dhe ka qenë në Itali që nga vera e vitit 2013, teksa ka bërë përvojë duke luajtur edhe në Angli me Boltonin dhe Sunderlandin. /Telegrafi/