Chelsea ka qenë skuadra më e interesuar për transferimin e Rafael Leaos gjatë afatit kalimtar veror.
Megjithatë gjiganti anglez hasi në rezistencë të madhe të Milanit të cilët nuk donin të dëgjonin për asnjë ofertë.
Gjithsesi londinezët nuk janë dorëzuar për portugezin dhe do të tentojnë në janar afrimin e tij.
Rossonerët thuhet se refuzuan një ofertë të vonshme prej 100 milionë euro nga skuadra angleze këtë verë për yllin e sulmit.
Megjithatë, GiveMeSport ka raportuar se Chelsea do të rikthehet pas disa muajve ta testoj Milanin me një ofertë edhe më të lartë për anësorin këmbëshpejtë.
Londinezët pritet të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve për të angazhuar Leaon, pasi janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 150 milionë euro për sulmuesin portugez. /Telegrafi/