Chelsea mund të jetë i përgatitur për të përmbushur çmimin e kërkuar të Juventusit prej 35-40 milionë euro për mbrojtësin Daniele Rugani.
Nuk është sekret që Rugani është favorit i trajnerit Maurizio Sarri, i cili tashmë ka punuar me të në Empoli.
Kjo pasi Sarri u përpoq ta nënshkruante me mbrojtësin e talentuar italian vazhdimisht në Napoli.
Sipas mediumit Calcionews24.com, skuadra nga Stamford Bridge është e gatshme të paguajë 35 milionë euro plus bonuse për të marrë qendërmbrojtësin.
Rugani mbush 24 vjet muajin e ardhshëm dhe konsiderohet e ardhmja e mbrojtjes së Italisë së bashku me Alessio Romagnolin e Milanit.
Mbrojtësi italian është i etur për të bërë transferimin, sepse ai ka luajtur pak nën urdhrat e trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri.
Në këtë sezon, ai kishte 26 ndeshje konkurruese, duke shënuar dy gola dhe duke ofruar dy asistime.
Italiani ka qenë prej kohësh edhe objektiv i skuadrës tjetër angleze, Arsenali. /Telegrafi/