Telegrafi

Chelsea gati ta bëjë Ricen ndër lojtarët më të shtrenjtë në histori të klubit

Declan Rice . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Declan Rice vazhdon të mbetet dëshira kryesore e Chelseat për repartin e mesfushës.

Mesfushori anglez ishte pjesë e akademisë së klubit, por u largua pasi nuk pritej që të bëhej kaq i mirë sa është sot.

21-vjeçari sot pas shtatë viteve largim nga Chelsea është njëri nga mesfushorët më të mirë dhe më të shtrenjtë në Ligën Premier.

Chelsea po tenton me çdo kusht ta rikthej atë në skuadër, pasi lojtari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Frank Lampard.

The Sun ka raportuar se pronari i bluve, Roman Abramovich i ka dhënë miratimin drejtuesve të tjerë të klubit për ta kryer transferimin e Rice.

Declan Rice gjatë një dueli me mikun e tij më të mirë Mason Mount . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Chelsea tani është gati të shpenzojë mbi 60 milionë euro për rikthimin e Rice në Stamford Bridges.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë reprezentuesi anglez do të futej në mesin e lojtarëve më të shtrenjtë në histori të Chelseat.

Rice është gati të rikthehet në klubin e fëmijërisë, pasi aty do t’i gjente edhe shokët e gjeneratës si Mason Mount, Tammy Abraham, Recce James apo Tomori.

Gjithsesi para se të realizojë këtë transferim, Chelsea po pret një ofertë të mirë nga Juventusi për ta shitur italianin Jorginho, ku vendin e tij do ta zinte Rice. /Telegrafi/