Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, po shtyn përpara për të nënshkruar me ish-skuadrën e tij, Juventusin.
Morata u transferua në verë nga Real Madridi tek Chelsea, por ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij.
Spanjolli në fillim e nisi mirë sezonin duke shënuar edhe shumë gola, por pastaj shpeshherë e pa veten edhe në bankën rezervë.
Kjo situatë e krijuar tek londinezët e ka bërë Moratan të mendojë rreth një largimi, ku shumë skuadra janë të interesuara për transferimin e tij.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi duket destinacioni më i mundshëm i Moratas në qoftë se ai do të largohet nga Chelsea, me Blutë e gatshëm për të negociuar mbi një largim të mundshëm.
Gjiganti francez, Paris Saint-Germain gjithashtu kanë qenë të lidhur me transferimin e 25-vjeçarin spanjoll.
Megjithatë, gazeta italiane vë në dukje se Morata favorizon një lëvizje rikthimi në Juventus.
Ndryshe, Morata ishte rekord i klubit për transferime pasi thuhet se kalimi i tij në Stamford Bridge i kushtoi anglezëve rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/