Site icon Telegrafi

Chelsea futet në garë për transferimin e Varanes

Chelsea po tenton t’ia rrëmbejë Raphael Varanen nga dora Manchester Unitedit.

Mbrojtësi francez është i gatshëm që të largohet nga Real Madridi në këtë verë, derisa Djajtë e Kuq janë duke i prirë aktualisht garës.

Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, United ka arritur marrëveshje në parim me Varanen dhe se gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur.

Lexo po ashtu Real Madridi i jep leje Manchester Unitedit të fillojë bisedime me Varanen

Por, Chelsea po tenton që në momentet e fundit të bind mbrojtësin që të kalojë në Stamford Bridge, duke refuzuar kështu ofertën e rivalit nga Liga Premier.

Real Madridi është duke kërkuar 60 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa United nuk ofron më shumë se 50 milionë.

Chelsea mund të ofrojë pesë milionë më shumë, për t’i marrë shërbimet e Varanes, me një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version