Adrien Rabiot ësht shëndërruar në një lider të mesfushës së Juventusit këtë edicion.
Në mungesë të Paul Pogbas dhe Manuel Locatellit, ylli francez ka marrë për dore Zonjën e Vjetër duke dominuar në repartin e mesfushës.
Megjithatë Juventusi ka filluar të frikësohet pasi kontrata e Rabiot me ta skadon në fund të këtij viti.
N’Golo Kante dhe Jorginho do të largohen nga Londra si futbollistë të lirë, derisa Rabiot shihet si zëvendësuesi perfekt i tyre në mesfushë.
Në rast se Rabiot nuk rinovon kontratën deri në fund të këtij viti, atëherë Juventusi do të detyrohet ta shes atë në janar për mos ta humbur me parametra zero.
27-vjeçari këtë vit ka zhvilluar 16 ndeshje ku ka shënuar edhe pesë gola e ka asistuar në dy të tjerë.
Kampioni i shumëfishtë i Italisë synon që të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e francezit në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/