Gjiganti anglez, Chelsea po konsideron një lëvizje të vonshme për objektivin e kamotshëm të Manchester Unitedit, Ivan Perisic.
Kampionët anglezë tashmë janë në negociata me Alex Sandron e Juventusit, atë të Valencias, Joao Cancelo dhe Danny Drinkwater të Leicester Cityt.
Megjithatë, Antonio Conte ka shënjestruar edhe anësorin e Interit, Ivan Perisic, i cili është një objektiv i kamotshëm i rivalit të tyre nga Liga Premier, Unitedit.
Unitedi dështoi të paguante 48 milionë funte për yllin kroat, dhe Conte, i cili i njeh të gjitha aftësitë e 28-vjeçarit që shënoi kundër skuadrës së tij në përgatitje para-sezonale në Singapor mendoj të bëjë një ofertë, pasi është bindur nga humbja e parë në kampionat nga Burnley.
Blutë gjithashtu mbajnë një interes të fortë në Ross Barkleyn të Evertonit dhe Alex Oxlade-Chamberlain të Arsenalit ndërsa kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre për mbrojtjen e titullit në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/