Lideri aktual i Anglisë, Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Londinezët së fundmi janë futur në garë për boshnjakun, Sead Kolasinac.
23-vjeçari është në përfundim të kontratës me skuadrën gjermane Schalke 04, pasi i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj.
Pasi skuadrat italiane si Juventus, Milan e Roma po e kërkojnë, garës iu bashkua edhe Chelsea.
Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë favoritë për të nënshkruar me reprezentuesin boshnjak.
Marrëdhëniet e mira mes Chelseat dhe Schalkes mund të ndikojnë te transferimi i Kolasinac në ‘Stamford Bridge’.
Kujtojmë që Chelsea ka huazuar te skuadra gjermane mbrojtësin ganez Abdul Rahman Baba. /Telegrafi/