Site icon Telegrafi

Chelsea fiton me rezultat bindës ndaj West Hamit

Chelsea e ka mposhtur West Ham Unitedin me rezultat 3-0 në shtëpi në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Thiago Silvas që shënoi me kokë nga një asistim i Mason Mount.

Skuadra që drejtohet nga Frank Lampard doli të ishte edhe më e rrezikshme në 45 minutat e dytë.

Ishte minuta e 78-të, kur Timo Werner asistoi për mrekulli te Tammy Abrahm, për të dyfishuar rezultatin e bluve.

Por, Chelsea nuk u ndal me kaq dhe pas vetëm dy minutash, sulmuesi anglez shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Pas javës së 14-të, Chelsea është në vendin e pestë me 25 pikë, derisa në javën e 15-të takohet me Arsenalin. /Telegrafi/

Exit mobile version