Site icon Telegrafi

Chelsea fiton ndaj Leicesterit në vazhdime dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Pedro duke festuar golin ndaj Leicester Cityt në FA Cup (Foto: Getty Images)

Chelsea ka fituar në vazhdime ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-2 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të FA Cup.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me shumë raste, por në fund më teje vazhduan Blutë dhe atë me meritë.

Në minutën e 28-të Chelsea rrezikoi seriozisht portën kundërshtare, ku Alvaro Morata ishte afër të shënojë, por gjuajti drejt e në Kasper Schmeichel.

Alvaro Morata duke festuar golin ndaj Leicesterit në FA Cup me bashkëvendasin e tij Marcos Alonso (Foto: Getty Images)

Në minutën e 42-të Morata nuk gaboi dhe arriti të shënoi mjeshtërisht pas një pasimit të bukur nga Willian.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e vendasve, Jamie Vardi në minutën e 53-të lëshoi një rast të mirë për gol. Vardy përmirësoi gabimin në minutën e 76-të dhe barazoi rezultatin 1-1.

Jamie Vardy duke festuar golin ndaj Chelseat, në festë të bashkangjitur edhe Ben Chilwell dhe Vicente Iborra (Foto: Getty Images)

Schmeichel në minutën e 87-të shpëtoi ‘Dhelprat’ nga humbje, duke bërë një pritje të mirë në Moratan.

Para koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, skuadra që do të luajë në çerekfinale u kërkua nëpërmjet vazhdimeve.

Festa e Pedros te goli i fitores ndaj Leicesterit që dërgoi Chelsean në gjysmëfinale të FA Cup (Foto: Getty Images)

Pedro shënoi golin e fitores në minutën e 105-të dhe kështu Blutë u kualifikuan në gjysmëfinale.

Kundërshtari i radhës do të mësohet pas shorit, ndërsa skuadrat tjera të kualifikuara janë: Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Southamptoni. /Telegrafi/

Exit mobile version