Telegrafi

Chelsea fiton lehtësisht ndaj Peterboroughit, kalon në fazën tjetër të FA Cup (Video)

Chelsea ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Peterboroughit në fazën e tretë të FA Cup.

Blutë ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e lehtë për londinezët.

Në pjesën e parë për Chelsean shënuan Pedro në minutën e 18-të, kurse Michy Batshuayi në minutën e 43-të, dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë shënuan Willian (52-të), për mysafirët golin e nderit e shënoi Tom Nichols (70-të),  kurse në fund shënoi edhe një herë Pedro (75-të).

Kundërshtari i radhës i skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/