Chelsea është treguar skuadër e fortë në udhëtimin te Tottenham Hotspur duke regjistruar fitore bindëse prej 3-0.
Në ndeshjen e javës së pestë në Ligën Premier që u zhvillua në Tottenham Hotspur Stadium, Blutë kryen detyrën duke i marrë të gjitha pikët.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (49’), Thiago Silva realizoi me kokë falë harkimit të Marcos Alonso nga këndi.
N’Golo Kante e dyfishoi avantazhin duke realizuar golin e sigurisë (57’) pasi mori një top nga Mateo Kovacic dhe gjuajti nga distanca, ndërsa topi i devijuar u ndal në rrjetë.
Mysafirët shënuan edhe golin e tretë, ndërsa realizues ishte Antonio Rudiger që shënoi pas asistimit nga Timo Werner.
Kjo fitore e pozicionon Chelsean në krye të tabelës me 13 pikë të arkëtuara, aq sa kanë edhe Liverpooli dhe Manchester Unitedi.
Për Tottenham Hotspur kjo ishte humbja e dytë radhazi pas tri fitoreve rresht dhe tash ka rënë në pozitën e shtatë në renditje. /Telegrafi/
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1439630367414276100
https://twitter.com/ifast222/status/1439632057777414144
https://twitter.com/CFC_Muk/status/1439641783298928641