Telegrafi

Chelsea favorit për transferimin e Tchouamenit

Chelsea është shfaqet si favorit për të transferuar mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Tchouameni është tashmë një aset i çmuar për Monacon, klub i cili ka duruar një fillim të vështirë në sezonin në Ligue 1 dhe aktualisht është në mes të tabelës.

Ai është paraqitur në të gjitha ndeshjet e tyre të ligës, përveç njërës, këtë sezon dhe u shpërblye për ngritjen e tij mahnitëse me një thirrje ndërkombëtare debutuese për Francën në fillim të sezonit.

Lexo po ashtu Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos: Klubi pret të mbush sërish arkat, siç ka bërë shpesh në 10 vitet e fundit

Një numër skuadrash në Ligën Premier janë vlerësuar me interes për Tchouamenin në muajt e fundit, duke përfshirë Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Chelsean.

Megjithatë, duket sikur Blutë janë duke udhëhequr konkurrencën në garën për të siguruar nënshkrimin e tij ndërsa afati kalimtar i janarit po afrohet.

Sipas TuttoJuve, kampionët e Evropës janë në pozicionin e duhur për të tërhequr Tchouameni dhe kanë përgatitur një ofertë fitimprurëse për ta sjellë atë në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Garë e ashpër nga skuadrat e mëdha për Tchouamenin

Raporti pretendon se Chelsea ka mjaft para në bankë për të pasur një shans real për të nënshkruar me francezin në fund të vitit.

Thuhet gjithashtu se Monaco do të ishte e gatshme të shesë njeriun e tyre për një tarifë prej 42 milionë funtesh. /Telegrafi/