Klubi londinez, Chelsea është i etur për të sjellë në Stamford Bridge yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Kane pritet të largohet këtë verë nga Spurs pasi disa herë ka bërë të ditur qëllimin për të fituar trofe.
Emri i sulmuesit anglez ka qenë i lidhur me shumë klube të mëdha evropiane, e në veçanti me ato rivale nga Liga Premier.
Sipas mediumit Football Insider, Chelsea është i vendosur të fitojë garën për sulmuesin e Tottenhamit.
Blutë kanë identifikuar 27-vjeçarin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Manchester City, si një prioritet kryesor për afatit kalimtar të verës.
Kane vlerësohet më shumë se 100 milionë funte, por thuhet se ai do të kërkojë të largohet nga Spurs në mënyrë që të ulë paksa çmimin e tij. /Telegrafi/