Telegrafi

Chelsea është pajtuar që të lejojë Willianin të kalojë te Arsenali

Chelsea duket se do të lejojë Willianin të kalojë te Arsenali si transferim i lirë.

Anësori brazilian do të jetë lojtar i lirë në muajin gusht dhe The Gunners e duan transferimin e tij.

31-vjeçari ka kërkuar tri vite kontratë nga Chelsea për të qëndruar në Stamford Bridge, mirëpo këta të fundit i kanë ofruar vetëm një vit.

Lojtari nuk dëshiron të vazhdojë marrëveshjen për një vit dhe është i gatshëm që të kalojë te rivali i qytetit në muajin e ardhshëm.

Mikel Arteta beson se braziliani mund të ndihmojë shumë skuadrën e tij me përvojën e madhe që ka në ligën angleze.

Willian do të kalojë si lojtar i lirë në Emirates me një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/