Ish-futbollisti i njohur, Rio Ferdinand, ka qenë i pranishëm mbrëmë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Chelseat në ‘Camp Nou’.
Ferdinand nuk ka mundur të qëndrojë në shtëpi ta shoh ndeshjen.
Legjenda e Manchester United punon si komentator në BT Sport.
Pas ndeshjes, Ferdinand ka shpërndarë disa video në rrjetet sociale me reagimet e tij pas golave spektakolarë të Leo Messit.
Edhe pse Chelsea është skuadër angleze, Ferdinand gëzohet pa hezitim për golat e Messit.
“Momenti në të cilin Messi shënon golin e 100-të në garën më të madhe kontinentale. Dëshmitar në këtë madhështi”, ka shkruar ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe i ‘Djajve të Kuq’.
Ndeshja u mbyll 3-0 me Barcelonën që kalon në çerekfinale. /Telegrafi/