Klubi i madh anglez, Chelsea është gati të shesë deri në shtatë lojtarë të ekipit të parë në vitin 2021.
Një numër lojtarësh janë aktualisht tepricë ndaj kërkesave brenda skuadrës së Frank Lampard dhe drejtoresha Marina Granovskaia do të shpresojë të gjejë blerës ndërsa rindërtimi i Bluve vazhdon.
Sipas gazetarit të Sky Sports, Angelo Mangiante, drejtuesit dhe trajnerit kanë vendosur të largojnë shtatë lojtarë.
Antonio Rudiger, Andres Christensen, Jorginho, Marcos Alonso, Ross Barkley, Danny Drinkwater dhe Victor Moses pritet të largohen nga Blutë.
Barkley aktualisht është në Aston Villa, ndërsa Moses bëri kalimin e përkohshëm në Spartak Moscow në fillim të këtij sezoni.
Drinkwater mbetet në klub por pa numrin e tij të skuadrës, pasi ai numër iu dha brazilianit Thiago Silva. /Telegrafi/