Chelsea thuhet se po planifikon të heqë qafe më shumë lojtarë në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht se ka fituar 147 milionë funte nga shitjet gjatë verës.
Sipas mediumit TeamTalk, ylli ukrainas, Mykhailo Mudryk është lartë në listën e lojtarëve që do të shiten në afatin e ardhshëm kalimtar.
23-vjeçari është paraqitur vetëm dy herë deri më tani nën drejtimin e trajnerit Enzo Marescas, pas një debutimi të dobët sezonin e kaluar.
Chelsea nuk do të rikuperojë kurrë mbi 100 milionë euro që paguan për nënshkrimin e tij një vit më parë.
Megjithatë, ata ende besojnë se është më mirë ta shesin atë në vend që ta mbajnë pagën në librat e tyre financiar.
Mudryk besohet se po kërkon një lëvizje diku tjetër pasi dëshiron të luajë rregullisht.
Bayern Munich thuhet se mbetet i etur për nënshkrimin e tij si huazim dhe Marseille po monitoron gjithashtu situatën e tij. /Telegrafi/