Sergio Roberto ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Chelseat.
Kampioni aktual i Ligës Premier është i interesuar të forcojë skuadrën edhe më shumë pasi këtë sezon luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.
Pas transferimeve të Willy Caballeros, Antonio Rudigerit, Alvaro Moratas dhe Tiemoue Bakayoko, Blutë duan edhe një anësor të djathtë.
Pas dështimit për të nënshkruar me Danilon, i cili u transferuar te rivalët e Manchester Cityt, trajneri Antonio Conte është i interesuar në yllin e Barcelonës, Sergi Roberto.
Sipas gazetës Sport, Conte është i interesuar ta paguaj klauzolën e lirimit të Robertos prej 40 milionë eurosh për të nënshkruar me atë nga Barcelona. /Telegrafi/