Chelsea është gati t’i dëgjojë ofertat që vinë në adresë të klubit për N’Golo Kanten.
Mesfushori francez ka qenë shumë i rëndësishëm për londinezët në vitet e fundit, por këtë edicion ka humbur 11 takime në Ligën Premier shkaku i lëndimit.
Sipas asaj që ka raportuar 90min.com, Chelsea ka filluar të mendojë shitjen e francezit këtë afat kalimtar veror.
Londinezët janë të gatshëm të dëgjojnë të gjitha ofertat që vijnë në adresë të tyre, por vetëm mbi 100 milionë euro për Kanten.
Paris Saint Germain dhe Real Madrid janë dy skuadrat që prej kohësh kanë shfaqur interesim për kampionin e botës me Francën.
Por në garë mund të futet edhe Juventusi nëse nuk arrijnë t’i sigurojnë shërbimet e Paul Pogbas.
Kante është pjesë e Chelseat që nga viti 2016, kur iu bashkua londinezëve nga Leicester City për 35 milionë euro.
29-vjeçari francez llogaritet si njëri nga mesfushorët qendror më të mirë në botë. /Telegrafi/