Chelsea është kualifikuar në raundin e katërt të EFL Cup (të njohur si Carabao Cup) duke eliminuar Aston Villan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt e takimit të zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).
Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa në gjysmën e dytë, Timo Werner e zhbllokoi rezultatin pas asistimit nga Reece James (54’).
Mirëpo, Cameron Archer e barazoi rezultatin (64’) duke e dërguar ndeshjen në penallti.
Ndërsa pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Chelseat, të cilët u kualifikuan në fazën tjetër të Carabao Cup. /Telegrafi/