Telegrafi

Chelsea e vendosur të transferojë Onanan në verë nga Ajaxi

Chelsea me shumë gjasë do të shesë Kepa Arrizabalagan me të përfunduar ky edicion.

Portieri spanjoll ka zhgënjyer Frank Lampardin me paraqitjet e tij në këtë sezon, andaj pritet largimit i tij nga Stamford Bridge.

Mirror raporton se The Blues janë shumë të interesuar në transferimin e 24-vjeçarit, derisa rivalizohen edhe nga Tottenham Hotspuri, Barcelona e Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Onana i hapur për largim nga Ajaxi, alarmohen skuadrat e mëdha evropiane

Por, Chelsea mund të ndihmohet edhe nga Hakim Ziyech që e transferuan në afatin e janarit e aktualisht është në huazim te skuadra holandeze.

Markoeni mund të ndikojë që Onana të zgjedhë skuadrën londineze, para tri skuadrave të tjera që janë në garë. /Telegrafi/