Telegrafi

Chelsea e sheh Kessien si zëvendësues të Jorginhos

Chelsea po konsideron mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, si zëvendësues të mesfushorit italian, Jorginho.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Chelsea po mendon një lëvizje për Kessien në fund të sezonit.

Blutë thuhet se janë të gatshëm t’i paguajnë mesfushorit 6.9 milion funte për t’u bashkuar si lojtar i lirë në korrikun e ardhshëm.

Lexo po ashtu Kessie – Milan, 1,5 milionë i ndajnë nga marrëveshja për kontratë të re

Edhe francezët e Paris Saint-Germain janë gjithashtu në kërkim të nënshkrimit të tij, pasi lojtari ka refuzuar deri më tani rinovimin e kontratës me Milanin.

Jorginho është lidhur me një largim nga Stamford Bridge dhe Kessie konsiderohet një zëvendësim ideal për partnerin N’Golo Kante në mesfushën qendrore.

Agjenti i Jorginhos ka folur përsëri këtë javë për perspektivën e rikthimit të lojtarit në Serie A. /Telegrafi/