Telegrafi

Chelsea e do Manuel Neuerin si zëvendësues të Kepa Arrizabalagas

Tashmë është bërë e ditur se Chelsea do të shesë Kepa Arrizabalag në afatin kalimtar të kësaj vere.

Portieri spanjoll që është aktualisht më i shtrenjti në botë, nuk po pëlqehet nga Frank Lampard dhe do të shitet në verë.

Kepa u ble nga Chelsea për 80 milionë euro nga Athletic Bilbao, mirëpo nuk ka arritur asnjëherë të dëshmojë atë shumë.

Daily Mail raporton tani se The Blues po tentojnë të transferojnë Manuel Neuerin nga Bayern Munich.

Lexo po ashtu Alarmohen skuadrat e mëdha, Neuer nuk do ta rinovojë kontratën me Bayernin

Portieri gjerman nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Bavarezët dhe po e kërkon largimin nga Allainz Arena.

Skuadra londineze është e gatshme që të transferojë atë, mirëpo në garë janë edhe disa skuadra të thera evropiane. /Telegrafi/