Telegrafi

Chelsea e lejon Hakim Ziyechin të kalojë te Roma, por problemi mbetet Zaniolo

Chelsea i kanë dhënë dritën jeshile dhe Hakim Ziyechit që të gjejë një marrëveshjeje me Romën, por Giallorossët fillimisht  duhet ta shesin Nicolo Zaniolo .

Lojtari i Marokut është shfaqur si objektivi kryesor i Giallorossëve për të zëvendësuar italianin që dëshiron të largohet në janar.

Sipas Calciomercato.com, Ziyech ka rënë dakord të bashkohet me Giallorossi dhe Chelsea është gjithashtu i hapur për të dërguar ish-anësorin e Ajax në Stadio Olimpico.

Për 29-vjeçarin është i interesuar edhe Everton, por raportohet se lojtari preferon Romën, pasi lojtari është prioritet i e Jose Mourinhos.

Calciomercato shkruan se Chelsea është e hapur që të pres Romën që duhet të shesë Zaniolo përpara se të nënshkruajë me Ziyech.

Lexo po ashtu Fillon sezoni i shitjeve te Chelsea: Dëgjimi i ofertave për Sterling, Ziyech dhe Pulisic

Milani mbetet i interesuar për Zaniolon, por nuk ka zhvillime duke qenë se Roma kërkon një transferim të përhershëm prej 40 milionë eurosh ose një huazim me detyrim blerje.

Milani nuk do të ofrojë më shumë se 25 milionë euro dhe një detyrim për të blerë lidhur me kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Chelsea kërkon të paktën 25 milionë euro për Ziyech, i cili fiton 6.5 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato.com, Giallorossët do të shpërndanin pagën e tij në një marrëveshje katër ose pesëvjeçare./Telegrafi/