Site icon Telegrafi

Chelsea e do Jamesin, por kolumbiani mendon për Unitedin

Chelsea është i gatshëm të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Sipas mediumit Don Balon, Chelsea duhet të bëj një ofertë për Jamesin, pasi Real Madridi duket se janë gati të lënë largimin e tij.

Lexo po ashtu Formacioni i Unitedit me lojtarët që ka kërkuar gjatë këtij afati kalimtar veror (Foto)

Manchester United dhe Paris St-Germain janë gjithashtu të interesuara për yllin kolumbian, por nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar prej 61.5 milion funteve apo 70 milionë euro.

Trajneri i Bluve, Antonio Conte është i gatshëm të thyejë bankën për Rodriguez, pasi ka një simpati për këtë futbollist.

Por, ka një problem të rëndësishëm për të kapërcyer, faktin se 25-vjeçari është i interesuar vetëm për një lëvizje në United. /Telegrafi/

Exit mobile version