Site icon Telegrafi

Chelsea e hapur për kthimin e Cuadrados te Juventusi

Sipas raporteve italiane, Chelsea janë të hapur për idenë që Juan Cuadrado të kthehet në Juventus.

Bianconerët janë duke u përpjekur për të kthyer mbrapa reprezentuesin kolumbian në Torino pas huazimit sezonin e kaluar, por menaxheri Antonio Conte ka bllokuar çdo marrëveshje.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport ka një përparim të vogël, me klubin anglez tani të gatshëm për të negociuar këtë opsion, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ausilio ia mbyll derën Juventusit dhe Romës për Brozovicin

Duhet theksuar se marrëveshja është larg nga kompletimi, pasi të dy klubet duhet të punojnë shumë për detajet e operacionit.

Raportet e mëparshme kanë treguar se ‘Zonja e Vjetër’ dëshiron një huazim me asnjë detyrim blerje, ndërsa Chelsea dëshiron një blerje të detyrueshme verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version