E ardhmja e Jorginhos te Chelsea është aktualisht është në dyshime pas njoftimit se Roman Abramhovic po shet klubin.
Oligarku rus ka nxjerrë në shitje klubin, duke shpresuar të sigurojë rreth 3.3 miliardë euro për klubin. Një numër biznesmenësh janë të interesuar duke përfshirë një konsorcium të udhëhequr nga manjati zviceran Hanjoerg Wiss dhe amerikani Todd Boehly.
Situata i ka lënë lojtarët të ndihen tepër në ankth, edhe nëse trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të qëndrojë në Londrën Perëndimore.
Kontrata e Jorginhos me Chelsean skadon në verën e vitit 2023, që do të thotë se ka të ngjarë që klubi do të shikojë ta shesë atë në merkaton e ardhshme të verës në mënyrë që të shmangë humbjen e tij në një transferim të lirë. Ndërsa ata mund t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re, duket e pamundur në këtë fazë.
Situata ka vënë në dyshim të ardhmen e Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger pasi kontratat e tyre skadojnë në fund të këtij sezoni, duke i lënë ata në harresë përkrah italo-brazilianit pas këtij lajmi. /Telegrafi/