Telegrafi

Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro për Lukakun

Getty Images

“Më merrni prapë”, shkuan Sunday Express në edicionin e së hënës.

Ky ishte titulli hapës i gazetës britanike për transferimin e mundshëm të Romelu Lukakut te Chelsea.

Lexo po ashtu Lukaku ka vendosur për të ardhmen

Ylli belg me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga Evertoni për t’u rikthyer te Blutë.

Shifra e këtij transferimi pritet të jetë 80 milionë euro, dy fish më e madhe se ajo e disa viteve më parë kur klubi nga Londra e shiti te Liverpooli.

23-vjeçari ka shënuar 21 gola këtë sezon në Ligën Premier në 28 paraqitje. /Telegrafi/