“Më merrni prapë”, shkuan Sunday Express në edicionin e së hënës.
Ky ishte titulli hapës i gazetës britanike për transferimin e mundshëm të Romelu Lukakut te Chelsea.
Ylli belg me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga Evertoni për t’u rikthyer te Blutë.
Shifra e këtij transferimi pritet të jetë 80 milionë euro, dy fish më e madhe se ajo e disa viteve më parë kur klubi nga Londra e shiti te Liverpooli.
23-vjeçari ka shënuar 21 gola këtë sezon në Ligën Premier në 28 paraqitje. /Telegrafi/