Site icon Telegrafi

Chelsea e gatshme të paguajë 100 milionë për dyshen e Evertonit

Chelsea është e gatshme të paguajë 100 milionë funte për dyshen e Evertonit, Ross Barkley dhe Romelu Lukaku.

Sipas Daily Telegraph, liderët e Ligës Premier janë duke monitoruar dy yjet e lartpërmendura dhe me të përfunduar sezoni pritet të bëhet edhe oferta e parë.

Lexo po ashtu Chelsea përgatit 55 milionë euro për Koulibalyn

Lukaku tashmë ka informuar Evertonin se nuk do të nënshkruajë kontratë të re, ndërsa Barkley ka vetëm edhe një vit deri te skadimi, por besohet se edhe ai dëshiron largimin.

Ylli belg kaloi te Evertoni në vitin 2014 me 28 milionë funte, dhe tani vlen së paku 65 milionë. Ndërkohë kartoni i Barkleyt vlerësohet 30 milionë funte.

Lexo po ashtu Tifozët e Chelseat e fyejnë Mourinhon, ai ua tregon gishtat e titujve (Video)

Për këtë të fundit Chelsea ka konkurrencën Tottenhamit, por edhe Manchester United e Manchester City.

Skuadra e Antonio Contes gjatë verës është e gatshme të dëgjon ofertat për Cesc Fabregas, Diego Costa dhe Nemanja Matic. /Telegrafi/

Exit mobile version